TIRANE- Në seancën e sotme plenare ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka replikuar me kryetarin aktual Ilir Meta për fotot e publikuara së fundmi në 5 maj, për Ditën e Dëshmorëve. Topalli e ka cilësuar "enverizëm" jo vetëm ngritjen e grushtit lart, por edhe faktin se kjo frymë sipas saj, po përcillet dhe në Parlament si marrja e kompetencave nga qeveria të presidentit apo artikulimet në Parlament.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke ironizuar i thotë se "koha e Enverit ka kaluar" dhe shton se "perse themi një fjalë për Hysniun (në këtë rast Enveri) nuk ka problem".
"Ajo që kemi parë në varrezat e Përmetit dhe Beratit ku janë përshëndetur me grusht dëshmorët, nuk mund të lihet pa u përmendur. Këto nuk janë një rastësi. Nuk jam dakord me ca që thonë se janë nostalgjikë, apo se kjo është diçka e kaluar. Enverizmi nuk është vetëm grushti që detyruat të ngrenë fëmijët e vegjël në varreza, "enervizmi" është i pranishëm edhe këtu, dhe jashtë kësaj salle. Enverizmi është mashtrimi i përditshëm, është hipokrizi", tha Topalli.