Debate në Kuvend, Berisha: Thyet embargon me Iranin, Rama: E bëtë ju në qeverisje

2015-08-22 0

Tirane - Kuvendi është përfshirë sot në debate, akuza dhe kundër akuza për thyerje të embargos së vendosur kundër Iranit duke lejuar eksportin e naftës nga ky shtet drejt Shqipërisë. Mes dy kampeve politike ka pasur edhe akuza për vjedhje e grabitje.

Deputeti i PD-së, Sali Berisha propozoi krijimin e një Komision Hetimor parlamentar që duhet të merret me çështjen e thyerjes së embargos me Iranin.

Nga ana e tij Kryeministri Edi Rama deklaroi se eksporti i naftës nga Irani drejt Shqipërisë u krye gjatë muajit mars të vitit 2013. Kryeministri Rama bëri apel për mosspekulim politik të publikimeve ndërkombëtare.

Në orën 12: 30 Deputetët e PD-së u vendosën para foltores së Kuvendit dhe kërkojnë që të mbajë fjalën Berisha, ndërkohë që Dule do i jepte fjalën Koço Kokëdhimës.

"Më vjen keq se opozita preferon tribulanet popullore sesa Parlamentin." tha Dule duke ndërprerë punimet e Parlamentit për 5 minuta.