A1 Report - Ndotja e ujit në Lezhe, institucionet mbajne qendrime te kunderta

2015-08-22 0

LEZHE- Pretendimet e ngritura nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Lezhë për ndotjen e ujit të pijshëm në këtë qytet ka përplasur institucionet, duke sjellë reagime të kundërta nga Bashkia dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit.

Kryetari i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj ka pranuar faktin se uji i pijshëm në këtë qytet ka qenë i ndotur, por situata është përkeqësuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit.

Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellësit në Lezhë ka bërë të ditur se uji i pijshëm në Lezhë është brenda parametrave optimal, dhe i konsumueshëm për të gjithë konsumatore.

Në këto kushte dhe deklarata të kundërta të institucioneve në Lezhë mbetet që instituti i Higjienës të marrë dhe analizojë kampionet e ujit, në mënyrë që t'u jepet përgjigje e saktë qytetarëve për këtë shqetësim.

Free Traffic Exchange