PALERMO- I dënuari me burgim të përjetshëm në Itali shqiptari Valentin Frrokaj, është arratisur nga burgu Pagliarelli në Palermo. 36-vjeçari shqiptar, thyeu barrierat e qelisë, duke dalë nga një ndarje e ngushtë.
Frrokaj ishte arratisur edhe njëherë më parë nga burgu, në shkurt të 2013, por u arrestua disa muaj më pas.
Disa helikopterë janë bërë tashmë pjesë e aksionit të kërkimit të 36-vjecarit. Ndërkaq, një tjetër helikopter i është bashkuar së fundmi aksionit.
Sipas policisë italiane, 36-vjeçari ka të veshur pantallona xhins dhe një bluzë të bardhë.