Simbolet e komunizmit më 5 Maj, Berisha: Asgjë nuk ishte rastësore

2015-08-22 5

Përdorimi i simboleve të komunizmit në ditën e Dëshmorëve nga përfaqësues të mazhorancës ishin pjesë e një skenari të mirëpërgatitur prej një shumice e cila nuk heq dot dorë nga kulti i Enver Hoxhës.

Ky është leximi që i bën qëndrimit të të majtëve në 5 Maj ish-kryeminstri Sali Berisha, në intervistën dhënë gazetarit Patrik Sadikaj, për emsionin "Hard Disk."

Për- ish kreun e demokratëve , mazhoranca e përdhosi Ditën e Dëshmorëve, njësoj si 29 Nëntorin e shkuar.

"Ky 5 Maj pati një skenar tërësisht enverist. A është kjo një koincidencë? Jo absolutisht. Kjo është linjë e qartë e tij. Këta e përdhosën 5 Majin dhe ne duhet të mbajmë një qëndrim të studiuar."

Sipas Berishës, përpjekja për të rehablizuar figurën e Enverit po shtrihet përtej simboleve. Edhe vendimi për të rishkruar historinë, sipas tij është në funskion të këtij qëllimi.

"Nuk jam nga ata që them se lufta na solli lirinë. Jo. Por lufta ishte e drejtë, sepse na renditi në anën e drejtë të historisë. Lufta na solli diktaturën dhe kjo ishte gjëja më e rëndë që na ndodhi. Kanë krijuar grupin e historianëve. Mirëfilltas antishqiptar për të shqyrtuar historinë e Shqipërisë, krejtësisht në funksion të kultit të Enverit. Kanë filluar tani përsëri të mbrojnë standartin enverist të gjuhës."

Andaj, sipas tij është koha:

"Të gjitha këto janë një apel për një 20 shkurt të ri. Po. Nuk më kishte shkuar në mend ndonjëherë."

I pyetur nga gazetari Patrik Sadikaj nëse do të rrëzojmë sërish bustin e Enverit, berisha shprehet:

"Jo bustin, buste të gjalla. Absolutisht po n.q.s. ky kujton. Po e di se ç`lëndim i madh është kjo. Por Shqipëria ka patur gulage, kampe përqëndrimi, që për frymë është dy herë më tepër se çdo vend tjetër ish komunist."

Intervista e plotë do të ndiqet të shtunën në mbrëmje në orën 19.00