A1 Report - Dhermi, INUK shemb Kampin e rrenuar të Punëtoreve

2015-08-22 2

DHËRMI -- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, në vazhdim të pastrimit të vijës bregdetare nga ndërtime të paligjshme apo rrënoja, ka prishur sot edhe ish-Kampin e Pushimit të Punëtorëve në Dhërmi, shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 1000 mijë m2.

Godina ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe nuk ka qënë në shfrytëzim që prej vititi 1989; ajo ishte shëndrruar në rrënojë. "A1Report!" disponon edhe pamje nga ambientet e brendshme të godinës, thuajse totalisht të shkatërruara. Rreth 150 kg eksploziv janë përdorur për prishjen e godinës 4-katëshe.

Objekti u prish me shpërthim të kontrolluar rreth orës 16:10. Gjatë gjithë këtyre ditëve, forcat xheniere kanë punuar për hapjen e vrimave në kollonat e ndërtesës ku dhe kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Pas shpërthimit, forcat xheniere kontrolluar zonën dhe rezutoi se nuk ka pasur dëme në ndërtesa të tjera përreth. Po ashtu, pastrimi i sipërfaqes ka nisur brenda ditës së sotme.

Free Traffic Exchange