Me mbi 150 tekste këngësh kushtuar atyre, që janë identiteti i këtij qyteti, Shkodra ka pritur në një atmosferë të veçantë edhe këtë vit festën e luleve.
Pedonalja kryesore e qytetit gumëzhinte nga lëvizjet e qytetareve dhe atmosfera e bukur, që krijonin fëmijët me lule shumëngjyrëshe në duar.
Minikoncertet dhe panairet e luleve ishin kryefjalë e kësaj dite plot aromë Shkodre.
Bardhyl Hysa, udheheqësi artistik i qëndrës kulturore "Pjeter Gaci" thotë se kjo feste e ripërtëritjes çdo vit në Shkodër festohet plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi i kësaj dite.
Pjesë e kësaj feste ishte edhe koncerti klasik i "3 tenorëve" Kastriot Tusha, Francesco Malapena dhe Aranit Hoxha të cilët ulën edhe siparin e aktiviteteve në kuadër të ditës së luleve.