Tiranë- Premtimi i qeverisë Rama për legalizime falas është një mashtrim dhe asgjë tjetër. Kështu deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një takimi me banorë të zonës "Siri Kodra" në kryeqytet lidhur me ecurinë e procesit të legalizimeve.
Basha theksoi se në pr/ligjin e paraqitur në Kuvend nga qeveria, nuk ka asnjë fjali për legalizim falas, madje siç tha ai, qytetarët duhet të paguajnë 13 herë më shtrenjtë se më parë për të marrë tapitë e shtëpive.
Sipas Bashës ky proces duhet të kishte ecur me ritme më të shpejta, ndërsa akuzoi qeverinë se deri tani ka bërë show me tapitë e përfunduara nga administrata e qeverisë së djathtë.