A1 Report - Aksioni per ndalimin e gjuetise se paligjshme,perplasje me peshkataret

2015-08-22 2

POGRADEC- Gjuetia pa kriter e Koranit të vogël në liqenin e Pogradecit ka detyruar Ministrinë e Bujqësisë të ndërmarrë një aksion për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues.
Nëpërmjet një nisme të përbashkët me Shoqatën e Peshkimit në Pogradec, specialistë të kësaj ministrie kanë zhvilluar kontrolle dhe kanë sekuestruar rrjeta dhe varka të peshkatarëve që po ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.
Aksioni ka hasur në kundërshtimin e këtyre të fundit, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike.
Kreu i Shoqatës së peshkatarëve, Adriatik Dokollari, është konfrontuar fizikisht me peshkatarët, të cilët kanë kundërshtuar heqjen e rrjetave të sërfit nga liqeni me argumentin e të vetmes së ardhur ekonomike në familjet e tyre.
Aksionet e ministrisë do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme me qëllim për të ndalur këtë fenomen që po çon Koranin drejt zhdukjes.