A1 Report - Pengmarrja e autobusit në 1999 ja video e PD në komisionin Hetimor

2015-08-22 8

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, Partia Demokratike paraqiti një video lidhur me operacionin policor të vitit 199 ndaj Flamur Pislit, shqiptarit që mori peng një autobus me pasagjerë nga Shqipëria drejt Greqisë.

"A1 Report" sjell videon e plotë, prej 3 minutash të paraqitur nga PD në këtë Komisionin.

Nga PD pretendohet se kryepolici Artan Didi, është personi që i është afruar derës së parë të autobusit të rrëmbyet, duke qëlluar personin që ndodhej pas derës. Por ai nuk ishte pengmarrësi i autobusit, por një nga pasagjerët e marrë peng, shtetasi grek Jorgos Kurluris.