A1 Report - Historia e Flamur Pislit dhe pengmarrjes se autobusit nga Greqia

2015-08-22 5

Historia e emigrantit shqiptar që mbeti i vrarë gjatë pengmarrjes së një autobusi me shtetas greke në Selanik është bërë bërë subjekt në cilin është ndërtuar një film në Greqi, por edhe një këngë në vendlindje.

Flamur Pisli nga fshati Patin i Matit kishte emigruar në Greqi që në moshë të mitur. Kishte kryer punë të ndryshme derisa nga mesi i vitit 1996 punonte tek tokat me ullinj të një polici grek.

Pisli në atë kohë denoncoi këtë të fundit se nuk e kishte paguar për një periudhë prej 2 vitesh e gjysmë, madje se në fillim të vitit 1999 e arrestoi, dhunuar në qeli dhe dëbuar nga Greqia për të mos i dhënë 1.5 milionë dhrahmitë e punës, që në atë kohë kushtonin 600 mijë lekë të reja.

Pisli qëndroi 3 muaj në Shqipëri, dhe niset sërish në mënyrë klandestine drejt Selanikut ku kishte punuar për të marrë paratë e punës së papaguar.

Rreth orës 10.00 të 28 majit të vitit 1999, me një automatik kallashnikov Pisli merr peng autobusin e shoqerise greke "KTEL", të linjës Selanik-Kozan me 15 pasagjerë dhe kërkon 50 milionë dhrahmi për lirimin e tyre.

Pisli liron gjysmën e pengjeve dhe mban vetëm 8 nga të cilët 3 ishin gra. Pisli kërkonte 50 milionët dhe siguri për të mbërritur i gjallë në Shqipëri në këmbim të pengjeve.

Gjatë rrugëtimit për në Shqipëri, ai ka diskutuar me pengjet për motivin e këtij veprimi duke treguar dhe shenjat e plagëve që kishte marrë nga torturat në Greqi, ndërsa për destinacion dhe vend për lirimin e pengjeve kishte vendosur fshatin e tij të lindjes në Mat.

Autobusi ka kaluar i pandaluar pikën e kalimit Kufitar në Kapshticë, ndërsa në fshatin Fikas në ngjitje të Qafës së Krrabës, autobusi u ndalua nga Forcat Speciale Renea.

Operacioni drejtohej nga Artan Didi, që në atë kohë ishte drejtues i forcave speciale. Didi ka qenë personi që ka marrë përsipër edhe të shtënat për lirimin e pengjeve në autobus që vranë Pislin, në një ngjarje ku mbeti i vrarë dhe një shtetas grek.

Për ngjarjen pati një hetim nga policia shqiptare, ndërsa Didi, u vlerësua për mënyrën e zbatimit të detyrës.

Free Traffic Exchange