Tumbovski ofron dëshmi për aferën korruptive

2015-08-22 3

Zagorac Tumbovski i ka dërguar prokurorit publik Marko Zvërlevski një fotografi me kuponë origjinalë si dëshmi që ai i ka dhënë personalisht të holla, ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Tumbovski kërkon ekspertizë të dokumenteve për të cilat pohon se njëra prej firmave, është e Jankullovskës.

"T'u bëjmë ekspertizë dokumenteve të kuponëve. Unë ju them se shkrimi Zagorac Tumbovski është i imi. Dhe të gjitha furmat dhe shkrimet, janë të sajat. I tëri është shkrimi i saj", tha Zagorac Tumbovski.

Përveç dëshmive, Tumbovski ka dorëzuar tek prokurori publik Marko Zvërlevski edhe një deklaratë 8 faqëshe me shkrim, për rastin "kuponi". Ai shpjegonte në detaje, ku dhe me urdhër të cilit i ka dhënë paratë, ministres Jankullovska. Në letër Tumbovski pyet:

"Zoti Prokuror Publik. Ju pyes, kush është tani mashtruesi dhe kush është krimineli? Mos jam unë Zagorac Tumbovski? Meqenëse ka dhënë para në dorë, disa herë? Apo është ministrja Jankullovska e cila i ka marrë personalisht ato? Kush ka bërë falsifikim? Ministrja, si sekretare e përgjithshme e partisë që ka përdorur me vetëdije një vulë të pavlefshme, kur i ka marr paratë, apo vula ka qenë në rregull, por është përdorur vetëm për këto kuponë? Nëse dikush ka bërë falsifikim të kuponëve, atëherë kush është mashtruesi? Me ekspertizë të thjeshtë grafologjike, shumë lehtë, shpejtë dhe thjeshtë do arrini tek e vërteta".

Prokurori publik Marko Zvrlevski tha para disa ditësh se rasti ishte me një nivel të ulët dyshimit, dhe se askush deri më tanui nuk kishte dorëzuar ndonjë padi. Ndërkaq, ministrja Jankullovska theksoi se nuk e njihte Zagorac Tumbovskin dhe se për të, ka kuptuar vetëm nga dosja në të cilën ai është dënuar për kriminalitet. Për këtë dosje, Tumbovski thotë se rast është i montuar. Tumbovski ka qenë drejtor i kompanisë së sigurimeve "Tabak" si dhe anëtar dhe zyrtar i VMRO DPMNE-së që nga formimi i saj. Natasha Stojanovska