Urdhri i Mjekut: Foshnja 2-muajshe vdiq për neglizhencë të mjekëve

2015-08-22 3

Tirane- Urdhri i Mjekut ka deklaruar se foshnja 2 muajshe ka gjetur vdekjen si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
Ky është konkluzioni, që është nxjerrë nga një hetim administrativ i ndërmarrë nga Urdhri i Mjekut.
Më 28 prill prindërit iu drejtuan QSUT-së pasi fëmija i tyre kishte tur një gogël plastike në hundë, që i kishte bllokuar frymëmarrjen.
Mjekët e spitalit të QSUT-së nuk i kanë kushtuar rëndësi rastit në fjalë duke qetësuar prindërit se nuk është asgjë e rëndë.
Pikërisht për këtë edhe Urdhri i Mjekëve ka bërë një hetim administrativ ku sipas Abazit vdekja e foshnjës 2 muajshe erdhi për shkak të neglizhencës së mjekëve të QSUT-së.
Abazi tha se nga hetimi rezulton se prindërit janë sorollatur disa herë si në spitalin pediatrik ashtu dhe në spitalin francez ku në të dyja rastet foshnjës nuk i është kryer asnjë ekzaminim specifik për të verifikuar praninë e trupit të huaj në organizëm.
Për Rastin e Korcës kur një i moshuar u la gjatë pa jetë për shkak të një infarkti në Gjykatën e këtij qytetiti, Abazi tha se urgjenca arriti me vonesë edhe pse distanca ishte realisht pak metra mes 2 insitucioneve.
Presidenti nuk fajëson mjekët në këtë rast, por shërbimin e Urgjencës, që nuk funksionon.
Rastet në fjalë e bënë Urdhërin e Mjekut të dërgojë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë, që të reformojë urgjencat.

Free Traffic Exchange