Tirane- Akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama deputetit të PS-së Koço Kokëdhima por edhe Artan Lames ka lëshuar sot nga salla e gjyqit, Gjergji Thimio.
Koleksionisti i veprave të artit i cili u arrestua në kuadër të operacionit të bujshëm "Ikonat" në tetor të vitit të kaluar thotë se kemi të bëjmë me një hakmarrje pasi ai refuzoi të japë një pikturë origjinale të Onufrit të cilën kryeministri donte t'ia bënte dhuratë këshilltarit të tij, ish- kryeministrit britanik Toni Blair.
"U burgosa se nuk i fala biznesmenit dhe deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima ikonën e Onufrit pronë e imja. Kjo do të bëhej dhuratë e këshilltarit të Edi Ramës, ish-kryeministrit britanik Toni Blair. Piktura që kushtonte 1 milionë euro ma kërkoi deputeti Kokedhima, Artan Lame dhe kryeminsitri Rama"
Thimio ka vazhduar me tej se i janë zhdukur nga muzeu i tij personal 2300 vepra arti pas arrestimit të tij, si dhe 4 kilogram flori në monedha të antike.
Koleksionisti u shpreh se ligjvenësi Kokdhima dhe drejtori aktual i ALUIZNI-t Artan Lame ,duhet të dëshmonin në gjyqin e tij, duke e cilësuar një hakmarrje operacionin "Ikona".
Sipas tij ky operacion ishte ideuar nga qarqe antishqiptare dhe ka lëshuar akuza të forta nga ndaj drejtuesit të kishës ordtodokse Anastas Janullatos.
Thimio vazhdon më tej se Janullatosit nuk i interesonte që muzeu i tij të egzistonte,pasi ai mbronte drejtpërdrejt trashgiminë kulturore shqiptare.
Ndërsa për tu rikthyer te procesi gjyqësore Thimio dhe i pandehuri tjeter Arben Spaho pranuan gjykimin e shkurtuar dhe pritet që seancën e ardhshme e caktuar në datën maj prokurori Ervin Karaxha,të paraqesë me shkrim konluzionet përfundimtare.
Ndërkohë që gjatë zhvillimit të gjyqit për Gjergji Thimion,ministri i drejtësisë Nasip Naço,i propozoi Këshilllit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtaren e kësaj çështje Klorinda çela. Arsye,sipas ministrit është për modeklarim dhe fshehje pasurie
Gjatë operacioni "Ikona" të policisë së shtetit, (tetor 2013) u sekuestran mbi një mijë vepra arti, të cilat sipas prokurorisë janë të vjedhura.