Ndotja e liqenit të Fierzës, 6 grupe ekspertësh nisin verifikimet në terren

2015-08-22 0

Kukës - Më shumë se 6 grupe pune, me ekspertë mjedisorë dhe të fushave të tjera, janë shpërndarë në terren për verifikimin e gjithë sipërfaqes së Liqenit të Fierzës.

Ekspertët theksojnë se ndotja është shumë e madhe, çka kërkon përfshirjen e më shumë se 250 forcave për largimin e mbeturinave. Në aksion janë përfshirë shumë institucione, drejtues vendor, forca të ushtrisë etj.

Sipas ekspertëve të Agjensisë së Mjedisit, është hyrë në negociata për dërgimin e mbeturinave në një kompani e cila merret me riciklimin e tyre në mënyrë që të mos lihen në natyrë, gjë që do të çonte në një tjetër ndotje mjedisore.

Grupi Taskë-Forcë, bën me dije se sipërfaqja e ndotur në liqenin e Fierzës, është 25 kilometër katror, nga 81.6 kilometër që është e gjithë sipërfaqja e tij, ndotje e cila është më evidente në 40 gjiret që ka ky liqen.

Free Traffic Exchange