Ajo do të jetë një paradë për të gjithë komunitetin LGBT, ose të paktën organizimet janë për një paradë të ngjashme me atë të vendeve të tjera në Europë, ku komuniteti marshon lirshën kundër homofobisë.
17 Maji në Tiranë pritet të mos ketë vetëm festival për Gay-t por edhe një marshim në orën 12, ku pjesëmarrës nuk do të jenë ambasadorë dhe të huaj të akredituar në Shqipëri, por LGBT të ftuar nga Italia, Greqia, Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia.
Altin Hazizaj si një ndër organizatorët thotë se aktivitetet që do të çojnë drejt kësaj parade, do të nisin 5 ditë më përpara, ku përfshihen edhe trajnimet me prindërit e fëmijëve homoseksualë.
Po a është Shqipëria një vend i paqtë për të pritur parada të tilla Gay?