A1 Report - Kreu i AMA, PD: Monopol mediatik s'e pranojme largimin e Bushatit

2015-08-22 0

TIRANE - Me vendimin për largimin e Endira Bushatit nga drejtimi i Autoritetit të Mediave Audivizive dhe shpalljen e 3 vendeve të tjera bosh brenda këtij institucioni, po favorizohet një monopol i rrezikshëm mediatik. Është ky reagimi që vjen nga Partia Demokratike një ditë pasi Komisioni parlamentar i Ligjeve shpalli 4 vendet vakante në AMA që parashikon dhe për kreun e këtij autoritet largimin nga posti.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit tha se opozita do ta kundërshtojë me çdo mjet këtë vendim, duke nënkuptuar me këtë, kundërshtinë në Gjykatën Kushtetuese.

"Pa praninë e opozitës miratuan hapjen e garës edhe për kreun e AMA-s megjithëse mandati mbaron në 2016. Ky vendim u paralajmërua që në programin e qeverisë në shtator që lexoi Rama në parlament. U vërtetua dhe me dy amendamentet "Peza", që synonin ta bënin AMA të kontrolluar nga mazhiranca, ndryshe nga institucioni i balancuar përmes ligjit të miratuar në legjislaturën e mëparshme", u shpreh Paloka.

Por kundërshtinë e hasura, sipas tij, "e detyruan dyshen Rama-Meta t'i tërheqë amendamentet por jo të tërhiqet nga makutëria, atë që s'e bën me ndryshim ligjor e bën nga deriçka duke pohuar nën presion se samari fluturon dhe se mandati ka vite që ka mbaruar. Babëzia e Rama Metës është babëzia e klientëve të tyre mediatik. Kjo do ti kushtojë xhepave të shqiptarëve, pasi po favorizojnë krijimin e një monopoli mediatik"