A1 Report - Korçe, femijet ne poçari, shpresa e fundit per te trasheguar mjeshterine

2015-08-22 1

KORÇE -- Ndonëse Korça ka një traditë mijëravjeçare në poçeri, profesioni i poçarit po shkon drejt zhdukjes. Këtë fenomen të hidhur e pohon edhe njëri prej tyre, Vasillaq Kolevica nga qyteti i Korcës, i cili shprehet se interesi i të rinjve për këtë zanat është i ulët.

Për ata që e njohin mirë këtë zanat dëshira e madhe është që ta përcjellin këtë art tek brezat e rinj. Kolevica, punishten e tij, mjaft herë e kthen në ambient mësimore për të tjerët; vizitorët e tij të fundit ishin fëmijët e vegjel të qytetit juglindor.

Së paku 50 fëmijë me probleme të ndryshme sociale kanë punuar objekte të ndryshme në balte në poçarinë e tij, duke i dhënë forma të ndryshme dëshirave të tyre.

Prej duarve të fëmijve janë realizuar qypa apo enë të ndryshme në baltë ,cka jep shpresa për vijimësinë e këtij zanati të lashtë. Vetë Kolevica shprehet i bindur për ta trashëguar më tej, zanatin e poçarit.