Shoqatë për mbrojtjen ligjore të poseduesve të objekteve në proces legalizimi

2015-08-22 1

Tiranë- Mbrojtja e të gjithë qytetarëve që gjenden në proçes legalizimi , por që ndihen të pasigurt nga politikat e qeverisë, është qëllimi i i krijimit të "Shoqatës për mbrojtjen ligjore të poseduesve të objekteve në proces legalizimi".

Themeluesit e Shoqatës thanë se arsyeja kryesore pse e ngritën këtë lëvizje është se kanë konstatuar se premtimi i Kryeministrit për legalizim falas nuk po mbahet dhe kjo sipas tyre del dhe nga projektligji që ka paraqitur qeveria në Parlament.

Shoqata do të ofrojë mbështetje dhe asistencë ligjore për çdo qytetar që do të ballafaqohet me veprimet arbitrare të qeverisë.

Shoqata për mbrojtjen ligjore të poseduesve të objekteve në proces legalizimi, është Shoqata e dytë që krijohet brenda pak muajve, pas asaj për mbrojtjen e të shkarkuarve nga administrata.