Rikthehen protestat në Libonik, banorët: Fajin e ka Komuna, po kryhet krim ekologjik

2015-08-22 7

Korçë- Banorët e fshatit Libonik kanë protestuar sërish ditën e sotme ndaj Komunës në lidhje me mënyrën e hedhjes së mbetjeve urbane.

Situata sipas tyre vijon të agravohet nga dita në dite dhe askush nuk po merr masat e nevojshme për heqjen e tyre. Ata kanë kërkuar reagim të menjëhershëm nga Ministria e Mjedisit lidhur me situatën e krijuar, pasi Komuna ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për heqjen e këtyre tonelata mbetjeve.

"Komuna dhe njërëzit që janë caktuar për këtë punë ti çojnë në vendet e caktuara ku ka vendosur qeveria sëbashku me Komunën apo Bashkinë. Në këto i kemi kërkuar përmes kryeplakut të fshatit, këshilltarëve që ka fshati ynë, por kanë rënë në vesh të shurdhër. Plehrat të hiqen pasi bëhen objekt infeksioni për sëmundje dhe për të gjitha"tha një prej banorëve.

"Komuna të gjëjë vendin e duhur ose të bëjë riciklimin. Është gjithë kjo Komunë, janë dy fshatra shumë të mëdhaja, Drithas dhe Libonik, ka prodhimtari të madhe plehrash" u shpreh një tjetër banor që protestonte.

Në lidhje me këtë masakër që po i bëhet kësaj zone turistike, ka pasur një reagim edhe nga ARM Korçë,e cila tashmë ka nisur verifikimet dhe inspektimet në terren dhe do të ndërmarrë çdo lloj mase, qoftë edhe ekstreme ndaj kreut te Komunës Libonik, Petrit Kupe.

"Qëllimi është që të largohen këto plehra, nuk është qëllimi vënia e gjobës. Por ky kryetar Komune ka marrë njëherë një gjobë 10 milionë dhe nuk mbetet gjë tjetër vetëm që Autoriteti Kombëtar ta verifikojë mirë këtë çështje. Fshati është duke protestuar, fshati Libonik kërkon largimin e plehrave nga fshati"tha përfaqësuesi i ARM, Korçë.

Protestat e banorëve pritet që të përshkallëzohen edhe me tej në ditët në vazhdim,nëse Ministria e Mjedisit apo Komuna nuk do të marrë masa për heqjen e plehrave,pasi ajo çfarë po i bëhet kësaj zone sipas banorëve është një "krim".