Kuçovë- Mat- Bllokimi i kolektorëve si rezultat i reshjeve intensive që pushtuan vendin tonë ka sjellë edhe vërshimin e ujit drejt banesave të qytetarëve në qytetin e Kuçovës.
Prurjet në sasi të larta të ujit, kanë shkaktuar bllokimin e kolektorëve, ku për pasojë veç banesave në lagjen "1 Maji" të këtij qyteti edhe një sipërfaqe e konsiderueshme tokë bujqësore është përmbytur, duke shënuar mjaft dëme në këtë sektor.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në luginën e Matit në veri të vendit, ku përmbytjet kanë shkatërruar pothuajse të gjitha farëzat e mbjella.
Fermerët e zonës shprehen se kjo situatë e krijuar do të ndikojnë në prodhim, ku për këtë vit ai do të jetë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara,çka do të thotë më pak të ardhura për ta.