Tiranë- Legalizimi i ndërtimeve pas 2009-ës mbetet përsëri pa zgjidhje. Në diskutimin nen për nen, opozita propozoi që të shtyhej afati për legalizimet deri në 2014.
Deputeti Genc Ruli deklaroi se ky projektligj nuk e zgjidh plotësisht çështjen.
"Është kërkuar dhe i është premtuar qytetarëve që afati i do të mbulonte legalizimin e të gjithë atyre që konsiderohen sot ndërtime pa leje dhe jo duke u nisur vetëm nga data 15 i pari 2009 sikundër është data e përcaktuar, por përjashtim është bërë vetëm për grupin, ndërtesat apo banesat të ngritura mbi pronat, por ne do të kërkojmë që ky të shqyrtohej si një problem dhe do të propozonim që të kishte një rivendosje të afatit që mbulonte dhe llojet e tjera të ndërtimeve mbas saj"tha Ruli.
Kreu i Aluiznit, Artan Lame, argumentoi se një gjë e tillë nuk mund të pranohet, pasi do të kerkoheshin ndryshime në kodin penal. Ky fakt është mbështetur edhe prej anëtarit të Komisionit të Ligjeve, Armando Subashi.
"Këto objekte nuk u përfshin për këtë arsye, sepse në 2009 e bllokon këtë proces kodi penal"deklaroi Lame.
"Ndërtimin pa leje në tokë të vetë nuk e shifni që përplaset me kodin penal dhe e lejoni që ajo të vazhdojë të bëhet dhe sot legalizimi. Ndërsa për dy kategoritë e tjera, ndërtimi pa leje në pronë të shtetit apo në pronë private, atë ia referoni kodit penal. Kodi penal e ndalon gjithë veprën penale, pra do e ndalonte dhe këtë" u kundërpërgjigj deputeti Ruli.
Kjo pikë e projektligjit u shty për një seancë tjetër të Komisionit për një diskutim më të detajuar.