A1 Report - Grasso:Pasurite e sekuestruara nga kriminelet, jepjani te varferve

2015-08-22 0

TIRANË- Presidenti i senatit italian, Pietro Grasso ka propozuar që pasuritë e sekuestruara nga aktivitetet kriminale, t'i ofrohen njerëzve në nevojë. Në një konferencë për mediat, Pietro Grasso thotë se disponon informacione për aktivitete kriminale, ndërsa ka shtuar se janë duke u ndërmarrë reforma e duhura.

"Duhet që të sekuestrohen pasuritë e organizatave kriminale. Dhe këto t'u ofrohen personave që kanë nevojë, veçanërisht në periudha të tilla krize. Ne kemi informacion se po ndërmerren reformat e duhura."

Siç është edhe ajo territoriale. Reformat janë shpresëdhënëse por të pamjaftueshme. Nuk mjaftojnë vetëm reformat, por edhe njerëzit për t'i zbatuar", tha Presidenti i senatit italian.

Grasso tha gjithashtu se prej kohësh ai ka pasur informacione për trafikun e drogës dhe në raport me shtetet e tjera, ai këkon zbatimin e ligjit.

"Unë për situatën kriminale kam një informacion që të para një viti. Por unë mund t'ju them, se ka patur një lloj kalimi të drogës nga Ballkani, nga deti dhe toka. Madje kemi bërë disa hetime, dhe na ka rezultuar se ka ekzistuar një pikë grumbullimi të drogës mes Kosovës dhe Shqipërisë për t'i shpërndarë me pas ne Europe", është shprehur Grasso.

'Ne raportin mes shteteve, ne kërkojmë që të garantohet ligji. Për respektimin e ligjeve për investitorët, që ekonomia të mos ketë probleme", ka vijuar ai.

Presidenti i senatit italian ka folur edhe për sistemin gjyqësor. Ai solli shembullin e Italisë, ku Këshilli i Lartë Drejtësisë kontrollohet nga prokuroria.

"Një sistem gjyqësor i pavarur është shumë i rëndësishëm. Për sistemin gjyqësor duhet një polici gjyqësore e pavarur që varet nga prokuroria. Në Itali KLD-ja kontrollon edhe prokurorinë. Në Shqipëri jo. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë",- u shpreh Grasso para mediave.

Free Traffic Exchange