Mjekët japin alarmin për alergjinë: Ndotja dhe kafshët po shtojnë rastet me astëm

2015-08-22 19

Tiranë- Viruset gripale, ndotja e ambientit dhe mbajtja e kafshëve në shtëpi, janë shkaqet kryesore të alergjive, ku në pjesën dërmuese këto alergji shkatojnë astmë. Në Shqipëri 1 në tre fëmijë është alergjik dhe në 40-50% të rasteve këta fëmijë shkojnë në astmë.

Etleva Qirko, drejtuese e Shoqatës së Alergolovë tha se vetëm në vitet e fundit përqindja e të prekurve është rritur në mënyrë drastike.

"Sëmundje të tilla si alergjitë dhe astma kanë marrë karakterin e një epidemie. Mendohet sot se një në tre fëmijë vuan nga një sëmundje alergjike dhe gjysma e tyre në të ardhmen mund të vuajnë nga astma. Astma është një sëmundje ku përbën urgjencën kryesore në pediatri dhe përqindja e të sëmurve me astëm është rritur nga 3% në 13%. Studimet kanë treguar se kjo prevalencë do të dyfishohet çdo dekadë" u shpreh ajo.

Qytetarët duhet të kenë kujdes nga ambientet e ndotura dhe nga polenet e luleve përgjatë pranverës.

Astma nuk është e shërueshme, por duhet të mbahet nën kontroll. Fatmirësisht në Shqipëri 80% e medikamenteve për trajtimin e saj janë me rimbursim.

Free Traffic Exchange