A1 Report - Gaiani: Turizmi, makine zhvillimi Peleshi: Gati masterplani urban

2015-08-22 0

TIRANË- Sektori i turizmit shikohet nga investitorët italianë si një "makinë zhvillimi". Kështu tha ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani gjatë një tryeze në ditën e dytë të Javës Italiane.

"Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë është një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit. Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të shprehet në mënyrë të qartë që investimet duhet të jenë prioritare duke theksuar sektorët që janë më të rëndësishëm dhe ku ka vend për investime", tha ambasadori.

Gaiani foli edhe për një fushatë promovimi dhe reklamimi efikas të Shqipërisë në Europë.

Ndërsa zv.kryeministri, Niko Peleshi, u shpreh se me mbështetjen dhe përvojën italiane, sektori i turizmit të vendit mund të bëhet i pakonkurrueshëm.

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e vuri thekson në lehtësimin e procedurave për investitorët. Ajo the qeveria ka ndërmarrë një projekt për formulonim e një strategjie të qartë për promovimin e vendit tonë në botë.

I pranishëm në tryezë ishte dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto që u shpreh dy vendet duhet të jenë koherente sa i përket njohjes së kuadrit ligjor.