Ministri i Bujqësisë në Shkodër, Panariti fermerëve: Përdorni farëza autoktone

2015-08-22 2

Shkodër - Mungesa e pikave të grumbullimit të perimeve dhe zarzavateve është një nga shqetësimet kryesore që kanë fermerët e Shkodrës.
Kështu u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, gjatë një takimi që zhvilloi me këta të fundit në Drejtorinë e Bujqësisë.

Panariti theksoi se fermerët duhet të orientohen drejt varieteteve që kërkon tregu Europian, dhe jo të mbetemi tek ato tradicionale, të kombinohen në mbjelljet e reja dhe sigurisht do të ruajmë gjithashtu plantacionet tradicionale.

Kultivimi i bimëve medicinale dhe tregu i tyre ishte një tjetër ndalesë që bëri Ministri Panariti gjatë fjalës së tij, ku kërkoi që fermerët të përdorin farat autoktone.

Aktualisht qarku i Shkodrës eksporton drejt perëndimit bimë medicinale, kryesisht në SHBA, ndërsa në rajon eksportohet më së shumti shalqiri.

Free Traffic Exchange