Debate në komisionin e Integrimit ku ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito po raporton përballë deputetëve në lidhje me shkarkimet në administratë.
PD pretendon se me të marrë qeverinë mazhoranca e majtë PS-LSI ka shkarkuar 7 mijë punonjës të administratë.
Por Harito i quan të pavërteta shifrat. Sipas saj në Gjykatën Administrative janë 1200 ankesa, dhe 400 prej tyre kanë fituar të drejtën për tu rikthyer në punë.