A1 Report - Fino per territorialen: Do bejme sondazhe per ta bere reformen gjitheperfshirese

2015-08-22 0

Kryetari i komisionit të posacëm për reformën terrotiriale Bashkim Fino u shpreh se produkti përfundimtar i reformës do të dalë nga një konsultë e gjatë mes palëve, qytetarëve dhe shoqërive civile, duke bërë të mundur kështu shmangien e një produkti politik të njëanshëm.

Të pranishëm në seancën dëgjimore ishin disa OJQ, ndër të cilat Instituti për Zhvillim dhe Kërkim, nga ku kreu i tij Auron Pasha kërkoi që shoqëria civile të jetë e pranishme në terren.

Bashkim Fino i siguroi të pranishmit se do të bëhen sondazhe nga qeveria për të pyetur e marrë mendim për reformën territoriale.

Kryetari i komisionit për reformën i bëri ftesë shoqërive civile prezente që të jenë pjesë e sondazheve, si dhe të bëhen bashkëudhëtarë të gjithë procesit të reformës, që për afat fundor ka mbylljen e sezonit parlamentar në korrik nga ku do të miratohet.

Free Traffic Exchange