Tiranë- Në ditën e Dëshmorëve të Kombit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka nderuar kapiten Feti Vogli,vrarë në Afganistan në vitin 2012.
Kreu i Shtetit ka qenë ne Baldushk, vendlindja e ish-komandos së ushtrise shqiptare, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Presidenti vendosi një buqetë me lule në bustin e ngritur në shkollën e mesme që mban emrin e komandantit Vogli në komunën Baldushk.
Më pas Presidenti ka qene edhe ne familjen e kapiten Voglit,ku shprehu mirënjohje për veprën dëshmorit.
Paqeruajtësi shqiptar Kapiten Feti Vogli u vra në krye të detyrës gjatë shërbimit të tij në një mision në Kandahar të Afganistanit në shkurt të 2012.