A1 Report - Drafti per arsimin e larte, Vasili: Nuk sjell asnje risi, krijon klientelizem

2015-08-22 1

TIRANE - Drafti i ri i arsimit të lartë është shoqëruar me debate edhe në Komisionin e Ligjeve. Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka qënë një ndër zërat kritikë, pasi sipas tij, ky draft nuk sjell asnjë risi, qoftë sa u përket shërbimeve të reja në QSUT, qoftë kritereve për përzgjedhjene shefave të shërbimeve. Madje sipas tij, miratimi në këtë formë do të krijojë një situatë të rrezikshme, sa i përket mënyrës se si parashikohet të zgjidhen shefat e shërbimeve.

"Asgjë e re nuk i vjen shërbimit as në dobi të popullatës as në dobi të saj sepse praktikisht nuk ka që ndërtohet një shërbim i ri, pra do të thotë një shërbim i munguar. Nuk ka ndonjë thelb të ri se cilat janë ato kritere, të cilat janë të veçanta, s'kanë qenë më parë dhe futen tani, të cilat rrisin shkallën e përzgjedhjes së një shefi edhe e bënjë këtë që të jetë shumë më superior nga ana akademike por edhe nga ana e shërbimit. Jemi po në të njëjtën rutinë. Kriteret nga një përzgjedhje kolegjiale që kalonte dy filtra, kjo përzgjedhje e miratuar që i jepet në dorë një personi është kundra rrymës. Nuk është një përzgjedhje as kolegjiale as positive, dhe krijon atë klientelizëm përreth një figure të caktuar të mjekësisë të cilës nuk i duhet." u shpreh Petrit Vasili

Ndërsa për opozitën ky draft krijon mundësi për klientelizëm, por kjo është kundërshtuar nga përfaqësuesit e ministriesë së shëndetësisë.

"Gjykoj që në aspektin legjislativ, se kjo nuk mund të jetë reform, ky është arnim" tha Oerd Bylykbashi,

"Ne duam të grupojmë shërbimet në departamente që bëjnë kuptim dhe kanë lidhje njëri me tjetrin. Dhe unë mendoj se nëse do ta shohim procesin kështu, duhet të heqim paragjykimin, dhe duhet të kemi çik besim te klasa e profesoratit mjekësor në Shqipëri." tha Milva Ekonomi, zëvendësministre e shëndetësisë.

Drafti është miratuar në parim në komisionin e ligjeve, por duke marrë në konsideratë ndryshimet e bërë në komsionin e medias, ku është rënë dakord që të edhe për këtë periudhë tranzitore, shefat e rinj t'u nënshtrohen konkurseve dhe jo të emërohen. -

Free Traffic Exchange