Tiranë- Në takimin e dytë ndërkombëtar të drejtuesve të Universiteteve të Sporteve nga vende të rajonit dhe të Europës, u kërkua që të realizohej kërkim shencor në sport.
Kjo do të thotë se këta pedagogë do të sjellin përvojat më të mira të vendit të tyre.
Kjo është përpjekja e parë që bëhet në Shqipëri, prandaj dhe rektori i Universitetit të Sporteve, Vejsel Rizvanolli, kërkoi angazhim të plotë dhe tha se suksesi në këtë rast është i garantuar.
Paolo Parsi, si drejtues i rrjetit europian të sportit, shkencës dhe edukimit tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm për rëndësinë që ka edukimi sportiv në Shqipëri.
Pjesëmarrës ishin nga Universitetet e sporteve nga Italia, Greqia dhe Austria.