Trafiku i drogës, gjykata arrest me burg për shefin e antidrogës Fier

2015-08-22 9

Tiranë-Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 5 pjestarët e një grupi trafikantësh drogë nga Lazarati drejt italisë, arrestuar më 3 maj në qytetin e Fierit.

Të njëjtin fat ka patur edhe ish-shefi i Antidrogës në policinë e fierit Dritan Zanga, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të paraqitur një nga një para gjykatëses Flora Hajredini,të akuzuarit i ka pritur e njëta masë.

Agur Malaj,Sajmir Shoshaj,Niko Brahimi,Jorgo Naçi dhe Edison Latifaj, sipas hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin drej Italisë sasi të mëdha hashashi, të prodhuara në Lazarat.

I fundit në radhë për tu njohur me masën e tij të sigurisë ka qënë Dritan Zanga,deri të shtunën e kaluar shef i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Nga hetimet disa mujore, emri i Zangës është lakuar gjatë një operacioni, ku ai komunikonte me një nga pjestarët e një grupi që trasportonte drogë.

Ky ishte edhe burimi i tij i informacionit,ndërsa informacionin që merrte nga ai nuk ia raportonte Prokurorisë së Fierit apo asaj të Krimeve të Rënda, por një personi misterioz italian. Kjo sipas Prokurorisë ka penguar punën hetimore, për të vënë në pranga të gjithë grupin krimnal.

Zagani zhvillonte operacione rutinë, ku sekuestronte sasi të vogla kanabis sativa dhe komikonte me burime, çka bën të dyshojnë hetuesit se kjo ishte një lloj mënyrë lajmërimi. Ndërkaq misteri më i madhe në këtë histori është personi italian dhe mënyrën sesi ai përdorte informacionet e siguruara nga Dritana Zagani.

Pasi informacionet ishin për grupe të ndryshme kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Gjatë operacioneve të zhvilluara personave të arrestuar u janë sekuestruar: Nëntë automjete, 3 furgonë, 1 kamion, 5 autovetura, një mjet lundrues Gomone. 21 aparate telefoni celular dhe karta sim, 1 kompjuter laptop dhe dokumente shit-blerje pronash.