5 Maji, homazhe në qytetin e Shkodrës

2015-08-22 1

Shkodër - Ceremonitë përkujtimore të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve në Shkodër nisën me një aktivitet në sallën e këshillit bashkiak, e më pas janë kryer homazhet pranë varrezave të dëshmorëve.

Kryetari i shoqatës së veteranëve, Vehbi Fishta, lëshoi një lum akuzash dhe kritikash ndaj pushtetit vendor në Shkodër, e specifikisht Partisë Demokratike, që sipas tij vetëm i ka nëpërkëmbur dëshmorët, duke iu referuar bustit të "5 Heronjve të Vigut", për të cilin kërkojnë kthimin e tij në qytet.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani, garantuan se kërkesat e veteranëve do të merren parasysh dhe brenda një kohe të shkrutër busti i "5 Heronjve të Vigut", do të kthehet në qytet.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues së pakicave kombëtare Serbo -- Malazeze, ndërkohë që pushteti vendor i Shkodrës që drejtohet nga të djathtët zhvilloi i ndarë homazhet.

Ajo që goditi në këtë përkujtim ishte edhe përçarja që ka Partia Socialiste në Shkodër, ku në ceremoni ishte e pranishme vetëm deputetja Mimoza Hafizi, por edhe kjo nuk vendosi kurora me lule, duke qëndruar tërësisht e mënjanuar.

Free Traffic Exchange