Fier - Në qytetin e Fierit janë zhvilluar homazhe, por ajo që ra ne sy ishte mungesa e opozitës.
Gramoz Ruçi, në cilësinë e deputetit të këtij qarku është shprehur se kjo është një ngjyrosje politike që po i bëhet kësaj dite.
Deputeti i LSI-se Robert Bitri, i pyetur për vlerësimin e Enver Hoxhës, ia delegoi kthimin e përgjigjes historianëve në vlerësimin që duhet t'i bëhet figurës së diktatorit.
Lushnje - Në kuadër të kësaj dite, deputeti Gramoz Ruçi është ndalur edhe në qytetin e Lushnjes ku ka qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për nder të dëshmorëve.