5 Maji, mazhorana e opozita e ndarë edhe për homazhet në Varrezat e Dëshmorëve

2015-08-22 1

Tirane-Edhe këtë 5 Maj, përmes ceremonive zyrtare të ndara u kryen homazhe në Memorialin "Nënë Shqipëri" të të rënëve për lirinë e atdheut.

Krue i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Minsitrja e Mbrojtes Mimi Kodheli, politikanë të tjerë të majtë, e diplomatë vendosën kurora me lule pranë memorialit, si dhe u përulën në nderim të dëshmorëve.

Në homazhet e të majtëve u vu re mungesa e aletatëve socialistë Paskal Milo e Skënder Gjinushi.

Në përfundim të homazheve, fjalë mbajti vetëm kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

"Ne sot i përulemi me mirënjohje, Margarita Tutulanit, Qemal Stafës, Vojo Kushit, e shumë e shumë të tjerë të cilët i dhanë një të ardhme atdheut me gjakun dhe jetën e tyre",tha Meta.

Rreth 1 orë më vonë, në një ceremoni të organizuar nga bashkia e kryeqytetit, madje duke ndryshuar edhe tapetet, homazhe kryen edhe demokratët, me një përfaqësi të gjerë deputetësh, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të udhëhequr nga kreu Demokrat Lulzim Basha.

Pavariësht insisitimit të medias, ish kreu i qeverisë Sali Berisha nuk pranoi të bënte koment, por ajo çfarë mund të fiksonin kamerat, ishte ky moment, ku ai ngatërron makinën e tij, me atë të Kryetarit Lulzim Basha.

Në fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha tha se politika ka ende rrugë për të bërë për të kosnoliduar parimet e demokratëve, për të cilat ranë dëshmorët.

Në homazhe mungoi kreut të Shtetit, Bujar Nishani, i cili zhvilloi homazhe në memorialin e dëshmorit Feti Vogli, në Baldushk, duke mos marrë pjesë as në ceremoninë e qeverisë dhe as në atë opozitare.

Ceremonia zyrtare u paraparit nga një incident në hyrje të varrezave të dëshmorëve. Pas debatit të 29 nëntorit të vitit të shkuar, protokolli i shtetit kishjte marrë masa që asnjë foto e Enver Hoxhës të mos lejohej gjatë homazheve të qeveritareve, dhe Garda e Republikës ndaloi hyrjen e anëtarëve të Partisë Komuniste, deri në fund të ceremonive.

Në këto homazhe ishin dhe Ministrja e Mbrojtjes , Mimi Kodheli, Kreu i Forcave të Armatosura Shqiptare, Jeronim Baze, Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, po ashtu edhe personalitete të huaja, si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, apo Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Cannon.

5 Maj, Dita e Dëshmorëve të Shqipërisë, kjo ditë ka mbetur në historinë shqiptare si e tillë, që nga rënia e Heroit të Popullit Qemal Stafa. Ai ishte ndër të parët që u vra në fillim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.