Aksioni i PD-së: Hetimi i trafikut të drogës dhe mashtrimi me legalizimet

2015-08-22 0

Tirane- Opozita do të nxisë ngritjen e komisionit hetimor për hetimet e informacioneve për përdorimin e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës por dhe demaskimin e mazhorancës për çështjen e legalizimeve falas.

Ky është aksioni politik që opozita do të ndërmarrë këtë javë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

" Të ngrihet komisioni hetimor dhe të nisë menjëeherë nga puna. Ky është aksioni i PD-së për ditët në vijim. Kurrë nuk ka ndodhur të plasë droga sheshit në det në tokë e në ajër si në qeverinë Rama-Meta" tha Basha para deputetëve të PD-së në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

"Legalizimet falas do të jenë në fokus të veprimtarive për të treguar faktet konkrete mashtrimit më të madh të Edi Ramës" u shpreh më tej Basha.

Kreu i grupit PD-së akuzoi qeverinë Rama-Meta se po mashtrojnë kur thonë se janë rritur shifrat e punësimit.

"Po sajojnë shifra gënjejnë harrojnë se ekonomia ka shifra të rregullta ku çdo e dhënë ka shifra të matshme dhe rënia drastike e atyre që paguajnë sigurimet shoqërore është provë. Minarja nuk mund të futet në thes. Ka ngecur keq me premtimet populiste që ka ardhur ora të japë llogari" u shpreh Basha në fjalën para deputetëve e cila transmetohet direkt në tv.

Free Traffic Exchange