Te Ligjet, PS kalon pr/ligji për Arsimin e Lartë e vetme, LSI kundër si PD

2015-08-22 0

Tirane- Deputetët Socialistë, në Komisonin e Ligjeve kanë miratuar pa votat e opozitës por dhe pa votat e aleatit të saj Lëvizjes Socialiste për Integrim projektligjin "Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë".

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili, u shpreh kundër ketij ligji, ku theksoi se nuk sjell asgjë të re për krijimin e shërbimeve të reja në QSUT, dhe nuk vendos as kritere përsa i përket perzgjedhes së shefave të departamenteve.

"Asgjë e re nuk i vjen shërbimit. As në të mirë të popullatës dhe as në dobi të saj. As relacioni shpjegues nuk tregon që ndërtohet një shërbim i ri." u shpreh Vasili.

Ndërsa deputeti i Partisë Demorkatike, Oerd Bylykbashi, i cilësoi ndryshimet në këtë ligj si ndërhyrje për të marr nën kontroll strukturën drejtuese të shërbimeve spitalore.

"Ndërhyrjet që bëhen sot nuk justifikohen. Është ndërhyjen për të marrë konotrolli e mekanizmit për të vendosur njerëz të tjerë " u shpreh Oerd Bylykbashi.

Ky projktligj i ardhur si propozim i Ministrisë së Shendetësisë dhe Ministrisë së Arsimit është kundërshtuar nga opozita por dhe nga deputet e LSI-së dhe në Komisionin e Shëndetësisë.

Free Traffic Exchange