AKEP, Braho: Çefa batërdi, do i hapen letrat; Ristani: Hetim vjedhësve të tatimeve

2015-08-22 1

Tiranë- Teksa kanë diskutuar projektligjin për shtyrjen e afatit me një vit, të punës së Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, mazhoranca dhe opozita janë perplasur ashpër.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, tha se AKKP, duhet të reformohet, pasi sipas tij deri me tani ka funksionuar si institucion që ka vjedhur pronat e shqipëtarëve. Për këtë ai akuzoi ashpër ish-drejtorin, Elvis Cefa, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

"Një agjenci në të cilën e lëviz Çefa ka bërë batërdinë. Ka kompensuar dhe ka kthyer pronat e tij, të shokëve të tij dhe shumë shpejt letrat ElvisÇefës do ti hapen. Dhe kjo është arsyeja që Elvis Çefa u lëviz nga drejtuesi i Agjencisë për të mos dhënë llogari dhe vajti nënkryetar i KLD-së"tha Spaho në Komisionin e ligjeve.

Kjo akuzë e Brahos, solli reagimin e deputetëve opozitarë, duke rikthyer debatin për ndërhyrjet në serverat tatimorë. Arben Ristani, tha se duhet të hiqet dorë nga akuzat e papabaza dhe më parë të zbardhet skandali i Tatimeve.

"Në ka njeri që akuzohet dhe do të hetohet për vjedhje janë ata që vodhën serverin e tatimeve dhe që normalisht duhet të japin përgjigje për këtë punë" tha Ristani.

Por Debati nuk u ndal këtu. Spartak Braho tha se në qeverisjen e Partisë Demokratike, ka ekzistuar nje skemë e llahtarshme mashtrimi dhe evazioni, prej afro 200 miliard lekësh.

"Kjo çështje është në Prokurori. Mund të bëj publike faktin se skema e mashtrimeve dhe vjedhjeve në tatim-taksa arrin në 200 miliardë lekë dhe shumë shpejt do të vihen para përgjegjësisë të tërë autorët e realizimit të kësaj skeme" tha Braho.

" Zotërisë që i djeg, hyn dhe del, përmend emrin tim, tregon se miza nën kësulë vërtet po i lëviz nga kjo punë"deklaroi Ristani.

Free Traffic Exchange