LEZHE- Një mulli i vjetër, i ndërtuar shekuj më parë, ndodhet në fshatin Troshan të Lezhës.
Mënyra e ndërtimit të tij është unike dhe e veçantë, pasi i punon nëpërmjet një rrjedhe me ujë që buron nga mali.
Edhe sot që jemi në shekullin e 21, ruhet, me kujdes ndërsa pronari i tij vazhdon ende bluarjen në mënyrë tradicionale. Kjo nuk është për të fituar po për të kujtuar të kaluarën tonë, thotë Pjetër Ndreca pronari i këtij mulliri.
Ai shton se nuk do ta braktisë asnjëherë këtë mulli të cilin e konsideron si një fabrikë, ndërsa thotë se do t'jua trashëgojë brezave, siç vepruan edhe të parët e tij.
Ky mulli është ndër më të vjetrit në vendin tonë, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve të huaj, të cilët e kanë vizituar siç janë dhe këto të rinj Italianë.
Duke parë rëndësinë e tij dhe vjetërsinë që mbart, Drejtoria e Monumenteve në Lezhë do të propozojë që ai të shpallet monument kulture.