Tirane- Monumenti i Pavarësisë i cili i ka kushtuar taksa paguesve shqiptarë 57 milionë lekë të reja sa vjen e përdhoset e degradohet. I vendosur në parkun "Rinia", në qendër të Tiranës vazhdon të dëmtohet dhe askush nuk merr masa. Persona të papërgjegjshëm vazhdojnë të heqin pllakat prej bronzi me të cilat është veshur ky monument kushtuar firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë. Jo vetëm kaq por dhe zhgarravinat me bojë të kuqe sa vijnë e bëhen më të mëdha në sipërfaqen ku janë gdhendur emrat e firmëtarëve. Indinjata dhe apeli drejtuar shtetit nga gazetarja Eva Idrizllari në emisionin "Mëngjes ekspress " që u transmetua sot në mëngjes në Ora News.