Vazhdon ping-pongu mes Menduh Thaçit dhe Ziadin Selës. Pas akuzave dhe ofendimeve personale të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, Ziadin Sela u kundërpërgjigj përmes protalit "Drini" me idenë për procese e platforma, dhe jo me të njëjtën gjuhë. Kreu i Komunës së Strugës thekonte se në rast se Thaçi është i përgjegjshëm dhe nëse ia do të mirën këtij kombi, le të dalë dhe le t'ia lëshojë BDI-së 7 mandatet e PDSH-së, me kushtin që në një afat prej 6 muajsh, së paku gjuha shqipe të bëhet zyrtare në të gjithë vendin.
"BDI ka 19 mandate, le t'ua ja japë Thaçi edhe 7 dhe t'u thotë ja ku i keni të gjithë mandatet e shqiptarëve, ndaj bëni diçka për ata. Le ta bëjë këtë me kushtin që të realizohen kërkesat e shqiptarëve, të parapara në platformën politike të PDSH-së të miratuar në vitin 2009, që përfshin krijimin e parlamentit dy dhomësh dhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e vendit", shprehet Sela për portalin www.drini.mk
Më herët, Thaçi akuzonte jo vetëm kryetarin e Komunës së Strugës Ziadin Sela, por edhe mbështetës të tij, si Garip Kabën, Mendy Qyrën e të tjerë, të cilët i cilësonte huliganë, bosë krimi, narkoman etj.
"Unë kam nevojë shumë njerëzore që të shpjegohem me ju, sidomos me Strugën se çka ndodhë me këtë psikopatin. Është një psikopat Ziadini, pas tij qëndrojnë një huliganë, kriminel si Garipi, do të vegjël si Verimi, sot mysliman nesër narkoman dhe e kundërta. Mendi Qyra bosi i krimit e kështu me radhë. Këto janë fjalë që dalin prej mendjes dhe prej zemrës ", deklaroi Mednuh Thaçi, kryetar I PDSH-së.
Akuzat mes Selës dhe Thaçit u nxitën pas përçarjeve në PDSH, dhe aneksimit nga zgjedhjet e fundit të Selës dhe mbështetësve të tij. PDSH-ja gjykon se numri i votave do të ishte më i madh nëse kreu i Strugës nuk do të pezullonte aktivitet e tij para zgjedhjeve. Bedri Rexhallari