A1 Report - Fier, fluks pacientesh ne spital ne periferi nuk ka mjek familje

2015-08-22 0

FIER - Spitali Rajonal i Fierit prej kohësh po përballet me një fluks pacientësh. Pacientët në mungesë të vizitave nga mjeku i familjes dhe mirëfunksionimit të qëndrave shëndetësore drejtohen për në urgjencën e spitalit rajonal

Kjo situatë sjell kaos në ambjentet e brëndshme të spitalit, ndërsa drejtoresha e kwtij institucioni ,Antoneta Dhima, argumenton në mënyrë të detajuar arsyet e këtij fenomeni.

"Para disa ditësh ne kemi bërë një takim me Drejtorinë e Fondit dhe me Drejtorinë e Shëndetit Publik që qendrat shëndetësore dhe të gjithë mjekët me të cilët punojmë si në qytet ashtu edhe në fshat, duhet të orientojnë gjithë pacientët pranë mjekut specialistë dhe jo t'i japin rekomandim për t'u ofruar shërbim në laboratorë direkt pa kaluar nëpërmjet mjekut specialist si dhe në shërbimin e imazherisë, pa kaluar nëpërmjet mjekur specialist." shprehet Antoneta Dhima.

Mosfunksionimi i qëndrave shëndetësore në zonat rurale është një fenomen që prej kohësh shqetëson banorët e këtyre rajoneve.

Free Traffic Exchange