A1 Report - Fushe-Kruje, 2000 banore te fshatit Bilaj pa uje per rreth 20 vite

2015-08-22 3

FUSHE - KRUJE - Fshati Bilaj në Fushë-Krujë me rreth 2000 banorë ka 20 vjet që ndjen mungesën totale të ujit të pijshëm.
Banoret e ketij fshati kanë 2 mundësi për ta siguruar ujin,njëra është që ato të bëjnë të paktën 6 km rrugë çdo dite deri tek nje cezëm anës rrugës pranë stacionit të pompimit, ndërsa tjetra të hapin puse në oborret e shtëpive të tyre.
Premtimet e pushtetareve të ndryshëm nëpër fushata elektorale,banoret e ketij fshati kanë 20 vjet që i degjojnë, por ato kanë mbetur vetëm në letër.
Apeli i medias lidhur me problematikën e këtij fshati nuk e ka dhënë impkatine duhur tek pushtetarët lokal.

Free Traffic Exchange