A1 Report - Gjosha: Statusi ende i hapur s'ka vendim nga vendet e BE

2015-08-22 1

TIRANE - Ministrja e integrimit Klajda Gjosha, në një intervistë ekskluzive për A1 Report, sqaron se çështja e statusit është ende e hapur dhe nuk ka një vendim nga vendet anëtare. Sipas Gjoshës, pavarësisht se shumë vendet anëtare kanë dhënë shenja optimiste, përgjigja përfunditmare e tyre do të vijë pas studimit të progresraportit.

Ajo vlerësoi progresin e bërë nga vendit në kohët e fundit në kuadër të procesit të integrimit, por shtoi se është akoma shumë punë për t'u bërë. Ministrja Gjosha argumenton më tej se opozita është e rëndësishme për procesin, por statusi nuk varet nga qëndimi i tyre. Por nga reformat e ndërmarra nga qeveria.

Më poshtë intervista e plotë e Ministres së Integrimit Klajda Gjosha për A1 Report:

1- Do doja t'ju pyesja për proçesin e integrimit. Si po shkon Shqipëria në qershor? Doza optimiste por si janë gjasat, do e marrim statusin apo jo?

Qershori është kthyer një fjalë shumë e madhe, jo vetëm për Ministrinë e Integrimit por për të gjithë shqiptarët që e kanë dëgjuar kaq shumë dhe e lidhin procesin e integrimit me qershorin. Megjithatë unë do të thoja se ky proçes është tepër kompleks dhe me të vërtetë është një proçes në krye të gjithë prioriteteve të qeverisë shqiptare, që nuk ka filluar në shtator me qeverinë e re. Është një proçes tepër i gjatë, ka filluar për Shqipërinë në vitin 1991 dhe megjithatë ne tani jemi në një etapë të rëndësishme sa i përket statusit të vendit kandidat dhe për këtë hap është punuar shumë, sidomos në kuadër të plotësimit të 5 prioriteteve. Në fakt nuk i shërbejnë vetëm statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave, dhe hapi tjetër do të ndërmerret më vonë për Shqipërinë në procesin e integrimit. Plotësimin e 5 prioriteteve që nënkuptojnë reformën në administratën publike, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtave të njeriut por edhe reforma në drejtësi, procesi ligjor që kalon Shqipëria dhe përshtatja e legjislacionit, një nga pikat më kyçe të këtij procesi. Kuptohet që Shqipëria nuk është e vetme, institucionet shqiptare nuk janë të vetme pasi janë në një bashkëpunim të plotë me Komisionin Europian, i cili jep drejt nesh një udhërrëfyes për mënyrën e negocimit të 5 prioriteteve dhe të gjithë etapat dhe hapat që duhet të ndjekë Shqipëria për t'i plotësuar ato. Dhe e gjithë kjo patjetër që shoqërohet me procesin e monitorimit që vjen edhe nga progres raporti të cilin ne po e përgatitim. Sa i përket qershorit i cili i dorëzohet komisionit dhe më pas i pasqyrohet vendeve anëtare sepse janë këto vende anëtare që do të edhe fatin e Shqipërisë sa i përket statusit të vendit kandidat. Dhe ne shpresojmë shumë që Shqipëria të vlerësohet në bazë të progresit që ka bërë, në bazë të gjithë teknikaliteteve të vendosura në këtë hapësirë të plotësimit dhe të progresit që ka bërë për 5 prioritetet dhe të mos ketë probleme apo të vendosen mbi fatin e Shqipërisë të anës poltiketë krijuar shpesh herë.