Fier- 100 tituj pronësie për banorët e zonave informale ka shpërndarë kryeministri Edi Rama në qytetin e Fierit. Kryeministri Rama ka sqaruar se me daljen e ligjit të ri në rastet kur toka është e familjes nuk ka asnjë detyrim për të shlyer, nëse toka nuk është e familjes, por është e shtetit apo e pronarit, do të ketë një procedurë të re dhe shumë mbështetëse për familjet. Kjo procedurë, mbi bazën e parimit që legalizimi në të gjitha rastet do të bëhet falas.
"Toka, sigurisht që do të paguhet me një çmim, që do të jetë 50% më i ulët sesa vlera e tregut, por pagesa do të bëhet në disa mënyra. Kush do të paguajë menjëherë, do të ketë një ulje të menjëhershme prej 50%, që do të mund t'i paguajë me letra me vlerë dhe do të ketë një ulje tjetër prej 20% deri 30 % në çmim. Puls do të ketë dhe një ulje të tretë, që është një mesatare prej 400mijë lekësh të vjetra, për të paguar energjinë për dy vitet e ardhshme. Pra, nuk do t'i merren paratë po do t'i lihen qytetarit për të paguar energjinë dhe do të legalizohet menjëherë shtëpia" tha ai.
Duke folur për procesin e legalizimit falas, Kryeministri tha se nuk do të shkojnë më familjet apo kryefamiljarët tek ALUNIZNI, po do të shkojë ALUNIZNI në çdo familje, dhe do të ndihmojë për të plotësuar të gjithë dokumentacionin pa pagesë, e më pas ata, do të marrin titullin e pronësisë në duar.
Kryeministri foli për rëndësinë që ka procesi i legalizimit falas, i cili jo vetëm pajis me dokumente pronësie këta banorë të zonave informale, por krijon mundësinë për t'i dhënë një shtysë shumë të fortë ekonomisë së tyre familjare, por edhe ekonomisë kombëtare.
"Ky është legalizim falas. Është legalizim që nuk lidhet me ke apo s'ke para, paguan apo nuk paguan, por që i jep secilit titullin e pronësisë mbi shtëpinë e tij. Ky është një proces i cili na jep mundësinë që t'i japim një shtytje shumë të fortë ekonomisë së familjeve që sot jetojnë në shtëpi të palegalizuara, por nëpërmjet tyre t'i japim një shtytje shumë të fortë edhe ekonomisë kombëtare. Gjithë këto kapitale të derdhura për t'u bërë shtëpi, nga kapitale të vdekura që janë sot, që nuk ekzistojnë asgjëkund në letra, të kthehen në kapitale të qarkullueshme përmes titullit të pronësisë, certifikatës së pronësisë, hipotekës dhe bankës. Dhe nga ky qarkullim i ri kapitali fiton edhe ekonomia kombëtare. Familja ka një instrument të ri për t'u punësuar, për t'u vetëpunësuar për të nxjerrë të ardhura. Dhe këto të ardhura që nxjerr, sigurisht që janë një e mirë e madhe edhe për shtetin, sepse ka më pak papunësi dhe ka edhe më shumë të ardhura nga taksat", tha Rama.
Më tej, Kryeministri theksoi se ashtu si në shumë qytete të tjera është abuzuar me legalizimet edhe në Fier, pasi nuk janë legalizuar banesat pa leje në zonat informale, të ndërtuara për të strehuar familjet, por janë legalizuar objekte të ndërtuara kryesisht për qëllime fitimi.
"Edhe në Fier, si në të gjithë zonat e tjera, nuk e kanë pasur mendjen të legalizojnë shtëpitë e njerëzve me halle, por kanë l...