Durrës- Zhduket 70-vjeçari, Shaip Terziu, në qytetin e Durrësit. Sipas familjarëve i moshuari nuk kishte asnjë problem shëndetësor dhe ka 4 ditë që nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me të.
Të afërmit i tremben faktit se 70-vjeçari mund të jetë goditur nga ndonjë automjet dhe mund të ketë gjetur vdekjen. Familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij, ndërkohë që i vëllai Saliu shpjegon momentin e zhdukjes. "Nga data 1 maj kemi lajmëruar policinë, spitalet, çdo gjë. Ata thonë që jemi në kërkim, por ai që është larguar nga banesa ka qenë esull, se e ka pasur një çikë qejf pijen. Siç thonë tani, kemi pyetur ca veta nga fisi ynë, e kemi parë duke pirë dhe ju kam thënë pse nuk e kapët dhe e çuat tek shpia. Tani ne kërkojmë nëse ka mundësi të paktën të gjindet se jemi çuar të gjithë. Nga ana shëndetësore nuk ka pasur ndonjë sëmundje, vetëm se pinte, ka pasur merak pijen" thotë vëllai i të zhdukurit.
Burime nga policia e Durrësit njoftojnë se po vazhdojnë kërkimet për të humburin, por deri në këto momente ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me të.