Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka komentuar nga Kukësi arrestimin efektivëve të policisë në Fier, që rezultonin të përfshirë të lidhur me botën e krimit. Tahiri tha se policia e shtetit është në një luftë ndaj krimit të organizuar dhe do vijojë sfidën e saj drejt rinovimit.
Por ndërsa premton ndryshim në të ardhmen, Tahiri nuk ka kursyer akuzat për efektivët e policisë dhe drejtuesit në të shkuarën. Duke i'u referuar hetimeve për vrasjen e Fatmir Xhindit atë të ish kryekomunarit Remzi Veseli në Kukës dhe zhdukjen e Bleona Matës, Tahiri tha se dosjet janë kompromentuar.
Së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministri Tahiri zhvilloi takime në komisariatet e Policisë në Bajram Curri, Kukës dhe Lezhë. Me efektivët e policisë, Tahiri diskutoi për forcimin e luftës kundër krimit kufitar, lëndëve narkotikëve, armëve, municioneve dhe kontrabandës.