Vdekja e 60-vjeçarit në Korçë, mjekët: Urgjenca shkoi me vonesë, kishte tjetër rast

2015-08-22 12

Ndihma ndaj 60-vjeçarit i cili humbi jetën në Gjykatën e Korçës është ofruar me vonesë nga bluzat e bardha.
Këtë e ka pohuar vetë shefi i urgjencës së këtij reparti, Kujtim Shabani, por që e ka justifikuar atë me ngarkesën që ka patur grupi i urgjencës pasi në atë moment sipas tij ata ndodheshin në një tjetër urgjencë.
Shabani ka deklaruar se duhet shtuar numrit të urgjencave në qytet, pasi rastet janë të shumta.
E ndërsa kjo deklaratë mund të konsiderohet edhe një mburojë ndaj vartësve të tij, ajo që është fakt dhe është pranuar edhe shefi i repartit të urgjencës është vonesa e grupit të mjekëve të cilët mund të kishin ndryshuar fatin e 60-vjeçarit Ali Jaupllari.