Afganistan, 2 mijë njerëz humbin jetën nga rrëshqitja e tokës

2015-08-22 5

Të paktën 2 100 njerëz kanë humbën jetën në rrëshqitjen masive të tokës në rajonin malor verilindor të Afganistanit. Autoritetet e provincës Badakshan, thanë se tani vëmendja është përqendruar më shumë tek 4 000 personat e zhvendosur pas fatkeqësisë së djeshme, pasi ekziston rreziku i rrëshqitjeve të reja të tokës në këtë zonë. Arsyeja për tragjedinë janë shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar. Fatkqeësia shkatërroi tërësisht fshatin Hobo Baroll me rreth 300 shtëpi.

"Të gjithë janë të mbuluar nën dhe. Të gjithë janë nën baltë. Nuk kemi mundur t'i nxjerrim...", u shpreh një banor i fshatit.

Shumë fshatarë dhe policë të pajisur kryesisht me lopata dhe mjete të tjera të thjeshta për gërmime, vazhdojnë ende përpjekjet për të gjetur ndonjë të mbijetuar të mundshëm, edhe pse gjasat janë të vogla tashmë. Fshati është mbuluar me një shtresë të trashë balte, që në disa vende është e thellë edhe 100 metra. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kabul njoftoi nisjen e operacionit për dërgimin e ndihmës në ushqime, ujë, tenda strehimi si dhe materiale mjekësore për rajonin e goditur. Në rast se qeveria e Kabulit vendos edhe për ndihmë nga jashtë, NATO ka shprehur gatishmërinë për ofrimin e trupave të saj që gjenden aktualisht në këtë vend. Ivan Bllazhevski

Free Traffic Exchange