TIRANE - Ministria e Shëndetësisë ka ngritur grupe pune për të hetuar vdekjen e një foshnjeje 2-muajshe në QSUT, dhe rastin e vdekjes së një 60-vjeçari në gjykatën e Korçës, por që autoambulanca shkoi me vonesë, ndonëse gjykata nga spitali ishin vetëm 2 minuta larg.
"Në rastin e fëmijes nga shërbimet e QSUT-s janë bërë përpjekjet normale. Ka patur një mungesë mirëkumunikimi midis familjes dhe fisit. Megjithatë tani kanë filluar për të ndjekur në vijimësi se si është zbatuar me korrektësi apo jo mënyra e mjekimit dhe kur të ketë një përfundim të skatë do dalim me përgjigjie për atë gjë. Edhe në rastin e djeshëm me një qytetar që ka gjetur vdekjen në qytetin e Korçës. Sigurisht në momentin e reagimit konstatohet që ka një vonesë edhe pse për fat të keq në fakt spitali me gjykatën e Korçës janë dy minuta në këmbë, por sigurisht kur ndodhin fatalitete edhe mënyra e ndërhyrjes pastaj lidhet edhe me organet kompetente të mjeksisë ligjore", - u shpreh minsitri Beqaj.
Deklarata është bërë në trajnimin e mjekëve kardiologë për sëmundjet koronare, ku ekspertët e kësaj fushe kanë bërë apel për më shumë kujdes ndaj kësaj sëmundje që gjithnjë e më shumë po prek edhe të rinjtë, duke u kthyer në vrasësin e heshtur.
Ministri Beqaj u shpreh, se në projektligjin e ri të barnave do të rregullohet edhe hapsira kur firmat farmaceutike mund të bëjnë reklamë, në mënyrë që ata të mos influencojnë tek mjekët.